Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, çështjet që do të diskutohen! PD mbledh grupin parlamentar, çfarë pritet të ndodhë

Oct 28, 2024 | 11:34
SHPËRNDAJE

Pasditen e kësaj të hëne ( 28 tetor) ora 17:00 do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë për të zhvilluar seancën e radhës plenare.

kuvendi

Në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë rendi i ditës është si më posht:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. (Neni 40/1, Rregullore e Kuvendit) Diskutime – jo më shumë se 4 orë.

kuuuu

Ndërkohë gazetari Osman Stafa raporton se sot PD do të mbledhë sot në orën 15:00 në seli grupin parlamentar, ku do të merren vendimet mbi atë që do të ndodhë sot në seancë.

Muajt e fundit seancat në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar në kushte jo normale për shkak të protestës dhe mosbindjes civile të PD-së, e cila kërkon me ngul vendosje të qeverisë teknike.

Për këtë arsye edhe sot mund të ketë tensione në parlament. Kujtojmë se nesër 29 tetot PD organizon protestë në rang ndërkombëtar, ku do të bllokojë rrugët kryesore të vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura