Një operacion kërkim shpëtimi po zhvillohet në zonën veriperëndimore të ishullit grek Samos, pas mbytjes së një varke me emigrantë.
Hetimet kryhen në rrugë detare dhe tokësore, me pjesëmarrjen e anijeve dhe mjeteve të patrullimit të Rojës Bregdetare, si dhe anijeve kalimtare.
Deri më tani janë shpëtuar 30 emigrantë (24 burra, 5 gra dhe 1 fëmijë), ndërsa janë gjetur katër trupa të pajetë (3 gra dhe 1 fëmijë).
Gjatë procesit të hetimeve paraprake u arrestua një i huaj 21-vjeçar, i identifikuar si kontrabandist i emigrantëve.
Personi i arrestuar përballet me akuzën e trafikimit dhe transportit të paligjshëm të njerëzve, që ka sjellë vdekjen, ndërsa i është konfiskuar celulari.
Kërkimet vazhdojnë për persona të zhdukur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al