Mbytet varka me emigrantë pranë Ishujve Kanarie, 9 të vdekur dhe 48 të zhdukur

Sep 28, 2024 | 19:27
SHPËRNDAJE

Një varkë me emigratë është përmbytur orët e para të mëngjesit te ditës së sotme pranë ishullit spanjoll El Hierro, thanë shërbimet e shpëtimit, teksa raportohet për 9 të vdekur dhe 48 të zhdukur.

eigrante

Ky është incidenti më vdekjeprurës që përfshin emigrantët në 30 vjet, në lidhje me kalime të tilla në Ishujt Kanarie.

Shërbimet e urgjencës arritën të shpëtonin 27 nga 84 emigrantët që po përpiqeshin të arrinin në brigjet spanjolle, shtuan ata.

Autoritetet spanjolle thanë se emigrantët ishin nga Mali, Mauritania dhe Senegali.

“Të gjithë emigrantët në varkë ishin mbledhur në njërën anë gjatë përpjekjeve të shpëtimit, duke bërë që ajo të përmbysej. Të gjithë ranë në det,” tha Manuel Barroso, kreu i shërbimeve të shpëtimit detar të Spanjës.

Era dhe dukshmëria e reduktuar e bënë operacionin jashtëzakonisht të vështirë, shtoi ai.

Nëntë trupa u nxorën nga uji dhe shërbimet e urgjencës janë ende në kërkim të emigrantëve të mbetur.

Tre varka të tjera mbërritën në Ishujt Kanarie gjatë natës me 208 emigrantë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura