Mbytja e superjahtit pranë Palermos, gjenden dy trupa të pajetë! Operacioni i kërkimit vazhdon për katër persona të tjerë

Aug 21, 2024 | 15:52
SHPËRNDAJE

Dy trupa janë gjetur në kërkim të të mbijetuarve të jahtit të mbytur Bayesian, sipas mediave italiane.

suuuu

Nuk dihen ende identitetet e çiftit.

Anija u mbyt në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë Palermos pas një stuhie të dhunshme.

Disa varka u panë duke u larguar nga porti i Porticello pak para orës 15:30 të ditës së sotme. Ata u drejtuan në vendin e fundosjes përpara se të dilnin raporte për marrjen e dy trupave.

Ata janë viktima e dytë dhe e tretë e mbytjes së anijes që gjenden. Trupi i kuzhinierit të superjahtit, Recaldo Thomas, u gjet pak pasi anija u mbyt.

Kjo do të thotë se ka ende katër persona të pagjetur nga 22 që ishin në bord në kohën e fundosjes së Bayesian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura