Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, fton të gjithë shqiptarët në protestën e PD-së që do të mbahet në Tiranë më datë 8 Shkurt ora 17:00.
Në mbledhjen e organizuar me drejtuesit politikë të PD-së, koordinatorët dhe kryetarët e degëve, Berisha tha se synim i protestës do të jetë vota e lirë.
Kryedemokrati tha se kjo pritet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë Tirana.
Berisha: E thirrëm këtë takim me ju më së pari për protestën e datës 8. Protesta e datës 8 si çdo mosbindje e jona civile ka synim votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ju, 3 ditë më parë, dëgjuat një autopsi të vërtetë të këtij regjimi dhe personalisht të Edi Ramës nga zëvendësi i tij për 10 vite me radhë.
Në komb të qytetëruar, para një gjendje të tillë, kryeministri jep dorëheqjen sepse zëvendësi i tij faktoi që ai kryeson një organizatë kriminale, më të rrezikshmen që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, ose ndonjë vend tjetër….Më datë 8 e gjithë Shqipëria zbret në Tiranë. Mirënjohje ndaj të gjithë shqiptarëve në emigracion në takime.
Nesër të nisim punën me takime në katër anët e Shqipërisë. Merrni masa, siguroni transportin, Tirana duhet të njohë protestën më të madhe në të gjithë ekzistencën e saj. Fati i votës së lirë varet nga ne jo nga Rama, duhet të përmbushim misionin tonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al