“Më çuditi Milani i djeshëm”, De Biazi analizon startin e Serisë A: Ja cilët janë rivalët e Interit për titullin

Sep 23, 2024 | 21:59
SHPËRNDAJE

Xhani De Biazi ka pranuar se ka mbetur i çuditur nga Milani në derbin e fituar përballë Interit. Ai e ka cilësuar si të papritur reagimin e kuqezinjve, teksa ka vlerësuar edhe Fonsekën për punën që ka bërë për të siguruar fitoren në këtë ndeshje.

DE BIAZI

Në fjalët e tij për “TMW”, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare gjithsesi ka theksuar se mendon që janë dy ekipe të tjera që do të rivalizojë me Interin për titullin kampion.

“Juventusi dhe Napoli janë dy nga kandidatët për të sfiduar Interin për titullin. Interi luajti nën nivel në derbit, por ne gjithashtu duhet të marrim në konsideratë edhe të gjitha angazhimet e zikaltërve, ndonëse si Interi edhe Milani vinte nga një ndeshje e madhe. Milani i djeshëm më çuditi, kur dukej se ishte gati të dorëzohej, nxori atë që nuk ishte parë ende: krenari, shpirt hakmarrjeje, dëshirë për të sakrifikuar. Ky është një mesazh i mirë dhe jam i lumtur për trajnerin që ishte në dyshim. Si gjithmonë, kur nuk di çfarë të bësh, sporti i preferuar është të vendosësh në diskutim trajnerin.

Fonseka i nënvlerësuar? Nuk e di… nuk e njoh dhe aq mirë, por mendoj se ka eksperiencën e duhur. E sheh pak jashtë kontekstit ndonjëherë, ka hezitime edhe me gjuhën por ndoshta në mendjen e tij e ka çdo gjë të qartë. Duhet që ata të cilët i qëndrojnë rrotull, t’i japin një dorë për të mbyllur ato boshllëqet e vogla që vijnë për shkak të gjuhës. Ai është një trajner i cili padyshim është vlerësuar mirë përpara se të merrej në vend të Piolit”, tha De Biazi rreth pretendentëve të Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura