Kryeministri Edi Rama i rikthehet turit me diasporën.
Kreu i shtetit zhvilloi sot një takimi me shqiptarët e New York. Ai u prit me daulle dhe brohoritje.
Gjatë fjalimit që zgjati gati dy orë, kryeministri Rama kërkoi votën e emigrantëve në Amerikës, ndërsa tha se në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 2025 do ketë edhe shqiptarë nga diaspora.
Kryeministri tha gjithashtu se reforma në drejtësi po jep rezultate duke goditur perona të veshur me pushtet nga opozita por edhe nga mazhoranca. Ai theksoi se drejtësia nuk drejtohet më nga politika.
Pjese nga fjalimi i Ramës
Krenarë për Shqipërinë” rinisi udhëtimin nga New Yorku me shqiptarët e Amerikës, të cilët mikpritën Kryeministrin Rama në një takim, në vendin ku ata jetojnë e punojnë prej dekadash tashmë. Njëkohësisht, ky është takimi i parë pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të votuar nga aty ku banon.
Jam këtu sot, përpara jush dhe të gjithë shqiptarëve të Amerikës, për t’ju thënë se në pranverën e ardhshme, dua votën tuaj nga Amerika, për ta bërë Shqipërinë 2030, anëtare të Bashkimit Europian dhe për ta ngritur, bashkë me ju, flamurin e Skënderbeut dhe Ismailit Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian në Bruksel, krah për krah të gjithë flamujve të tjerë të familjes së madhe europiane, të cilës i kemi përkitur gjithmonë historikisht, por historia gjithmonë na ka penguar t’i bashkohemi. Dhe sot është dita për ta bërë së bashku historinë.” – iu drejtua Kryeministri Rama shqiptarëve.
Të dashur shqiptarë të Amerikës, Motra dhe vëllezër. Kjo është një ditë shumë e posaçme për mua, që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetarë matanë oqeanit, as thjesht si qytetarë me të drejtë vote në Shqipëri, po tanimë edhe si votues, me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë.
Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës së bashku me kolegët e partisë time dhe të ndihem i sekëlldisur më shumë se sa një herë në këto vite, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri.
Tanimë edhe ky është një premtim i mbajtur dhe jam këtu sot, bashkë me disa kolegë të mitë, përpara jush dhe të gjithë shqiptarëve të Amerikës, për t’ju thënë se në pranverën e ardhshme, dua votën tuaj nga Amerika, për ta bërë Shqipërinë 2030, anëtare të Bashkimit Europian dhe për ta ngritur, bashkë me ju, flamurin e Skënderbeut dhe Ismailit Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian në Bruksel, krah për krah të gjithë flamujve të tjerë të familjes së madhe europiane të cilës i kemi përkitur gjithmonë historikisht por historia gjithmonë na ka penguar t’i bashkohemi. Dhe sot është dita për ta bërë së bashku historinë.
Ky është premtimi i premtimeve, thelbi i misionit tim në krye të qeverisë shqiptare, krye angazhimi i Partisë Socialiste që në krye të herës, dhe ky është zotimi ynë i pandryshueshëm i të treja mandateve të mia dhe vetë kuptimi i mandatit tonë të katërt për Shqipërinë.
Rruga e Shqipërisë gjatë periudhës që unë kam pasur privilegjin të udheheq këtë përpjekje tonë të përbashkët drejt bashkimit me Europën, i ngjan shumë rrugës së çdo emigranti shqiptar në përpjekjen e tij për t’u pranuar dhe integruar me sukses në Europë dhe Amerikë.
Kur unë e mora detyrën këtu e 11 vjet më parë, Shqipëria shihej me dyshime dhe me plot paragjykime nga bota, ashtu sic shiheshin shqiptarët, ashtu sicc shiheshit ju kur keni shkelur për herë të parë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk gëzonte më asnjë respekt. Kryeministri ishte thuajse i izoluar prej disa vitesh; as e vizitonte dhe as e ftonte më kush prej udhëheqësve të vendeve europiane.
Ndërkohë që rruga europiane e Shqipërisë ishte e bllokuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al