“Më doli papritur përpara”- Zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit që aksidentoi efektivin e policisë! Ja çfarë vendimi mori gjykata për autorin

Dec 29, 2024 | 10:53
SHPËRNDAJE

 

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje për Rei Bitrin, 21 vjeçarin që aksidentoi në orët e para të mëngjesit të së Enjtes një punonjës policie.

aksident

Gjatë zhvillimit të seancës, 21 vjeçari ka pretenduar se punonjësi i policisë i ka dalë përpara papritur dhe se nuk e kishte parë.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës është duke pritur rezultatet e ekspertizës nga spitali ku po mjekohet efektivi i policisë. Po ashtu në sallë përballë gjykatës është pretenduar se paraprakisht efektivi ka  dëmtime të lehta dhe ndodhte jashtë rrezikun për jetën.

Prokuroria e Tiranës ka marrë edhe dëshmitë e dy efektivëve të tjerë të policisë të cilët kanë qenë në shërbim në rrugën “Xhanfize Keko” në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti.

Rei Bitri ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat, kur efektivi I ka urdhëruar që të hapë krahun dhe ky ka qenë dhe moment kur 21-vjeçari e ka aksidentuar duke e lënduar në këmbë policin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura