“Më foli për fëmijët e tij”- Ish-kryetarja e Parlamentit kujton takimin dhe bisedën e fundit me Gerti Bogdanin: Model për politikën! S’dua ta besoj që ai nuk ia doli

Sep 18, 2024 | 16:30
SHPËRNDAJE

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka kujtuar takimin dhe bisedën e fundit me Gerti Bogdanin, i cili u nda sot nga jeta në mënyrë të papritur.

bogdani

Topali thotë se herën e fundit kur janë takuar, ai i ka folur për fëmijët e tij, me dashurinë dhe krenarinë e një babai të ri.

Jozefina Topalli thotë se Gerti Bogdani ishte një model për politikën dhe për brezin e ri.

“I fisshëm, i hijshëm, i mençur e gjithë pozitivitet. Një djalë i shkolluar shume mire e mbi te gjitha me edukate te veçante. Si deputet ka qene po aq i njerëzishëm, korrekt, bashkëpunues dhe paqësor”, shkruan ndër të tjera Topalli.

Reagimi i plote 

Herën e fundit e kam takuar Gertin afër shtëpisë sime.

E dallova menjëherë nga larg. Ai po ecte drejt meje me buzëqeshjen e tij gjithë mirësi.

U përqafuam. Me pyeti me zërin e tij te bute e përsëri me buzëqeshje, për familjen;  më foli  për fëmijët e tij me dashurinë e krenarinë e një babai te ri, e pastaj për zhvillimet e kohës…

Gerti  hyn nder djemtë , qe përcillte vetëm pozitivistet. Ai ishte model i brezit te ri. Model për politiken, model për familjen, model si individ!

I fisshëm, i hijshëm, i mençur e gjithë pozitivitet.

Një djalë i shkolluar shume mire e mbi te gjitha me edukate te veçantë. Si deputet ka qene po aq i njerëzishëm , korrekt , bashkëpunues dhe paqësor.

Gertin e kane dashur te gjithë.

Nuk dua ta besoj se ai nuk ia doli.

Mendoj për prindërit e tij, për fëmijët, për Edlirën…

Jam krejt e shokuar…

Ngushëllime familjes Bogdani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura