Me grushte dhe shkelma, momenti kur një grup të rinjsh dhunojnë 42-vjeçarin në Palasë pas koncertit (VIDEO)

Aug 27, 2024 | 9:47
SHPËRNDAJE

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona, të cilët kanë dhunuar një 42-vjeçar në Palasë, pas një koncerti.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Panorama, disa persona dhunojnë me grushte dhe shkelma shtetasin me iniciale L. K.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (26 gusht) dhe se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura