“Më ka ikur gruaja shtatzënë me djalin”- Akuzohet se vrau shokun e tij, zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit: Jam i pafajshëm! Krimin e pranova se më dhunuan

Dec 13, 2024 | 13:24
SHPËRNDAJE

“Jam i pafajshëm e kam pranuar kot, jam hallexhi”, ka deklaruar para togave të zeza Majlind Habibi, i cili akuzohet se vrau shokun e tij Branko Shkoza duke e hedhur në kanal.

majlind habibi branko shkoza

35-vjeçari, i cili u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, deklaroi në Gjykatën e Durrësit se e ka pranuar krimin për shkak se e kanë dhunuar.

Autori i dyshuar u shpreh se është familjar, duke shtuar se gruaja e tij është shtatzënë dhe se ka një djalë 4-vjeç.

Majlind Habibi është shprehur se “më ka ikur nusja me djalin nga frika”.

“Me datë 27 kam qenë pushim dhe e kam takuar, se nuk vinte te lokali lagjes. Jam familjar, jam i pafajshëm e kam pranuar kot jam hallexhi. Kam djalin 4 vjeç dhe gruan shtatzënë zonja gjyqtare. Më kanë ushtruar dhunë dhe e kam pranuar krimin. Më ka ikur nusja me djalin nga frika”, dëshmoi ai para togave të zeza.

LEXONI EDHE:  “Janë përfshirë të gjithë si familje, fshehën kufomën”/ Shoku i mori jetën duke e hedhur në kanal, vëllai i 33-vjeçarit: Trupin e gjetëm pas 4 ditësh, të kapen kamerat!

LEXONI EDHE: “Pashë diçka të zezë, kishte qenë çuni”- Shoku i ngushtë e hodhi në kanal, babai i 33-vjeçarit rrëfen momentin kur gjeti trupin! Fjalët e fundit që i tha të birit

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura