Emri/ Me kallashnikov në lokalin ku u përfshi në sherr me disa persona, arresohet 35-vjeçari! Detajet nga ngjarja

Jan 7, 2025 | 8:49
SHPËRNDAJE

Policia ka vendosur në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap me kallashnikov në lokalin ku u konfliktua për motive të dobëta me disa persona.

Në prangat e uniformave blu ka rënë i riu Geront Vrioni, ndërsa u sekuestrua arma e zjarrit.

Raportohet se shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës kanë konstatuar një konflikt ndërmjet disa shtetasve në ambientet e një lokali në lagjen nr. 13.

Blutë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tij.

Nga kontrollet është konstatuar se njëri nga personat e përfshirë në konflikt, 35-vjeçari Geront Vrioni,  banues në lagjen nr. 13, Durrës, kishte me vete një armë zjarri kallashnikov.

I riu u vendos në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe i sekuestruan atij, armën e zjarrit.

 

 

Njoftimi i policisë:

Durrës

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të Patrullës së Përgjithshme, në kuadër të operacionit të koduar “Momentum”, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë zjarri.

U kap me kallashnikov, në lokalin ku u konfliktua për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës kanë konstatuar një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 13.

Menjëherë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Momentum”, është ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tij.

Nga kontrollet është konstatuar se njëri nga shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi G. V., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, kishte me vete një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Policisë neutralizuan dhe arrestuan në flagrancë 35-vjeçarin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe i sekuestruan atij, armën e zjarrit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar shkakun dhe rrethanat e tjera të konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura