Më kë është i lidhur Suel Çela, me Berishën apo me Ramën? Akuzat e Bardhit, përgjigjet kreu i PD: Ishin deklarata politike! Provohet në të gjitha dokumentet se…

Dec 3, 2024 | 12:01
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, jashtë Parlamentit është pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e deputetit Gazment Bardhi ndaj tij kohë më parë, për lidhje të Berishës me Suel Çelën.

berisha rama suel cela (1)

“Suel Çela më kë është i lidhur, me kryeministrin Edi Rama, apo me ju? Jeni akuzuar nga Gazment Bardhi, kreu i grupi të PD-së”, ishte pyetja drejtuar Berishës.

Berisha u përgjigj duke thënë se akuzat janë politike dhe të pavlera, ndërsa shtoi se sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, “është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës”.

Berisha: Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla. Dhe një tjetër që është shpall anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i din.

Kujtojmë se Bardhi akuzoi Berishën se kur nisi foltoret dhe më pas u mbodh Kuvendi Kombëtar i PD, në 11 dhjetor 2011, ishte ndihmuar nga Suel Çela në plotësimin e formularëve nga delegatët.

“Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim”, tha Bardhi në 2021.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura