“Më kërcënoi, qëllova për ta frikësuar”- Vrau bashkatdhetarin me armë zjarri, dënohet me 13 vite burg shqiptari në Greqi! Zbardhen dyshimet e viktimës

Oct 16, 2024 | 17:41
SHPËRNDAJE

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një Gjykatë në Selanik, për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 50-vjeçar vitin e kaluar.

dikastirio

Siç raportojmë mediat greke, konflikti mes tyre ndodhi pranë një karburanti në zonën e Analipsi, Selanik.

Motivi i vrasjes, e cila u krye vitin e kaluar në korrik, duket se ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij.

Gjyqtarët e gjetën 46-vjeçarin fajtor për vrasje nga pakujdesia në një gjendje të qetë shpirtërore. Pas vendimit të gjykatës, ai është rikthyer në burg.

Në dëshminë e tij, 46-vjeçari pretendoi se e kishte vrarë për vetëmbrojtje për shkak se viktima ka bërë një lëvizje kërcënuese ndaj tij, duke e goditur me duar dhe çelësa.

 “Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…”, tha ai duke përshkruar situatat që i kishin paraprirë ngjarjes në fjalë.

Gjatë përleshjes që shpërtheu jashtë pikës së karburantit, ai tha se u përpoq të qetësonte 50-vjeçarin. “Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar”, ka thënë ai.

Gjatë procedurës së provave është shfaqur edhe video nga kamera e sigurisë në vendngjarje, e cila ka kapur të gjithë ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura