Me lot në sy, prindërit e 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës: Kemi edhe një djalë të vogël, i kemi thënë që ‘Martinin e ka marrë Kombëtarja’

Nov 21, 2024 | 22:04
SHPËRNDAJE

Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani,i cili u vra ditën e hënë nga bashkëmoshatari i tij në mes të ditës në Tiranë vetëm pak metra larg shkollës treguan sot mes lotësh dhimbjen e tyre të madhe për humbjen para kohe të djalit të tyre.

prinderit e martin canit

Në një intervistë për emisionin “Opinion” ata zbuluan se kanë edhe një djalë të vogël, të cilit nuk i kanë treguar ende për vrasjen e të vëllait.

“I kemi thënë që Martinin e ka marrë Kombëtarja”, tha mes lotësh babai i Martinit.

Engjëll dhe Florina Cani thanë se prej 12 vitesh po presin që të largohen nga Shqipëria dhe se kishin në plan të shkonin në SHBA.

“Kisha vendosur të largohesha nga Shqipëria. Unë kam bashkim familjar me tim vëlla dhe gjithmonë na premtonte vëllai që do të vini sa më shpejt. Kanë kaluar 12 vjet që po presim. E kisha të pamundur”, tha babai i Martinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura