Me masë sigurie, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ja kush e shoqëron

Nov 18, 2024 | 13:13
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambientet e SPAK nën shoqërinë e vajzës së saj te madhe, Bora Metaj.

E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi u shpreh se është paraqitur për të marrë dosjen për ditën e nesërme, ku edhe parashikohet të zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO për masën e sigurisë ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Meta.

Kujtojmë që Monika Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie nën masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa ish bashkëshorti i saj, Ilir Meta ndodhet në burg për të njëjtat akuza.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta dhe Kryemadhi i mohojnë akuzat dhe e konsiderojnë hetimin kundër tyre si të motivuar politikisht për të sulmuar opozitën në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura