Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, pasi u procedua për dhunë ndaj TikTok-erit Medi Iseni në Kosovë, ka kryer këtë radhë një shkelje rrugore.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga vetë ai, reperi shihet teksa nget makinën luksoze në kahun e kundërt të trafikut, teksa shmang dhjetëra mjete të tjera që janë bllokuar.
Duke u futur kundravajtje, ai i bën shenjë me drita shoferëve që i vijnë përballë që t’i hapin rrugën, duke rrezikuar jetën e tyre, pasi mund të përplasej.
“Me mua nuk ekziston trafiku”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.
Ndërkohë, lidhur me këtë video dhe shkelje të reperit, nuk ka ende asnjë reagim nga policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al