Përparim Kabo thotë se më në fund të paprekshmit janë prekur dhe sipas tij këtë gjë po e bën SPAK.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, profesor Kabo tha se kemi nevojë për një doktorinë të re juridike dhe jo thjesht të prishen ca struktura dhe të ndërtohen ca struktura të tjera me të njëjtit njerëz.
“Ja ku jemi sot. Më në fund të paprekshmit janë prekur. SPAK megjithë defektet që ka, nuk jam plotësisht i kënaqur ka nisur ta bëjë këtë gjë. Por edhe gjykata më duket shumë aktive.
Kur flasim për reformën në drejtësi hidhemi te SPAK, por nuk është SPAK reforma në drejtësi, reforma në drejtësi është më komplekse. Pyetja është kur do mbarojë reformimi që të kemi drejtësinë e re. Sa do vazhdojë?
Para disa ditësh ai niveli i ulët i vettingut e mbylli aktivitetin, ndërsa niveli i Apelit do vazhdoje deri në qershor 2026.
Unë kam një shqetësim, reforma në drejtësi në Shqipëri është kuptuar vetëm si reformë strukturore dhe jo si reformë doktrinarë. Ne kemi nevojë për një doktorinë të re juridike. Jo thjesht të prishim ca struktura dhe të ndërtojmë ca struktura me të njëjtit njerëz”- tha Kabo.
Një shqetësim që ngriti profesor Kabo është fakti që gjyqtarët dhe prokurorët që dalin nga Shkolla e Magjistraturës janë të korruptuar.
“Si shpjegohet që të gjithë djemtë dhe vajzat shqiptarë që studiojnë jashtë jurisprudencë kur konkurrojnë te shkolla e Magjistraturës nuk fitojnë. Këta që studiojnë këtu fitojnë. A mund të ma shpjegosh, nuk dinë ata? Jurisprudencë në BE është e pamjaftueshme për të kuptuar mekanizmat okult. Si ka mundësi që gjyqtarë dhe prokurorë që dalin nga Shkolla e Magjistraturës dalin të korruptuar, këndojnë këngë për mafien, porosisin vrasje gazetarësh. Shiko sa e gjerë është reforma në drejtësi”, tha Kabo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al