“Më pa drejt në sy, nxori armën si ‘cowboy’!”- Pretendimet e PD-së se polici i tregoi pistoletën deputetit, Luan Baçi: Ky akt është ndaj gjithë opozitës! Garda nuk kishte dijeni për…

Oct 17, 2024 | 21:46
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur i bindur se një nga efektivët e FNSH-së i ka nxjerrë armën gjatë përplasjeve të sotme jashtë Parlamentit.

luan baci

Baçi u shpreh se ky akt nuk është personalisht ndaj tij, por ndaj gjithë opozitës.

“Kjo nuk është nxjerrje arme e një polici ndaj një deputeti, është në vazhdën e gjithë presioneve të kësaj mazhorance ndaj opozitës”, tha ai.

Sipas demokratit, polici që ka qenë aty, hapi xhaketën e pa drejt në sy dhe kapi pistoletën.

“Kthehemi në oborr të Parlamentit dhe përsëri na dalin të FNSH-së, me skafandra që na i vënë në fytyrë për të mos ikur. Kemi kapur skafandrën për t’i larguar. Meqë ai zbaton urdhrin e padrejtë, ne duhet të nënshtrohemi?! Ramën nuk e takojmë dot, është e pamundur të takosh urdhërdhënësin. Unë nuk pretendoj, se kam qenë aty dhe e kam parë. Polici që ka qenë aty, hapi xhaketën si te filmat me coëboys, më pa drejt në sy dhe kapi pistoletën ashtu. Më vjen keq që reagova në moment, që mora kapelen dhe ia hodha në fytyrë”, tha ai i ftuar në “Opinion”.

Ndër të tjera ai komentoi edhe dekoratat e policisë, e cila pas përplasjeve dhe pretendimeve të opozitës, njoftoi se ajo që polici ishte duke nxjerrë nuk ishte armë, por një bombol spraji.

Për Baçin, deklarata nuk ishte e policisë, por deklaratë e PS-së. Ai tha se të gjithë punonjësit, forcat e FNSH u larguan për të mos u zbuluar, ndërsa Garda nuk kishte dijeni për pjesëmarrjen e forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

“Është deklaratë e PS-së, pavarësisht se e çon policia. Pse kur u agravua situata dhe shumë kolegë erdhën e panë skenën, deputetja Hoti bëri filmimin. Të gjithë punonjësit, forcat e FNSH u larguan për të mos u zbuluar. Drejtuesi i Gardës u habit tha ç’duan këta këtu”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura