Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i 33-vjeçarit, Flordian Mulja, i cili akuzohet se vrau me pistoletë shokun e tij, Artur Dauti.
Vrasja ndodhi më datë 22 nëntor, ditën e premte në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës. Policia bën me dije se 33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj. Ai dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.
“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.
Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.
33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.
Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, raportoi policia.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ndodhi mbrëmjen së premtes (22 Nëntor) pas një sherri mes dy shokëve në lokalin e fshatit. Më pas 33-vjeçari ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi shokun e tij, 39-vjeçarin Artur Dauti, duke i marrë jetën.
Pas krimit autori u largua nga vendngjarja dhe është vendosur në pranga ditën e sotme. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i saktë i krimit të tronditi Tropojën.
Policia bëri me dije se rreth orës 13:40 të së premtes në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi Flordian Mulaj rreth 33 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasin Artur Dauti, rreth 39 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima Artur Dauti dhe autori i krimit Flodian Mula kanë pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Ngjarja deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dy personat ndodheshin në lokal.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al