“Më shumë cilësi me mbështetjen e BE”, delegacioni ndërkombëtar viziton Universitetin “Luarasi”! Ja çfarë përfitojnë studentët

Oct 16, 2024 | 17:19
SHPËRNDAJE

Përsosja e vazhdueshme mbetet objektivi kryesor i Universitetit “Luarasi”, i cili me mbështetjen e Bashkimit Evropian është pjesë e një projekti për përmirësimin e cilësisë.

luarasi universiteti

Dael Dervishi Drejtori i Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë bën të ditur se disa universitete në Ballkan janë përfshirë në një projekt me qëllim ngritjen e cilësisë.

“Universiteti Luarasi është i përfshirë në një projekt financuar nga Komisioni Evropian. Luarasi bashkë me një konsorcium universitetesh nga Ballkani Perëndimor është duke punuar për ngritjen e një standardi të ri të cilësisë në arsimin e lartë. Ky projekt ka të bëjë me përmirësimin e standardeve për sigurinë e cilësisë brenda universiteteve dhe të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor që janë pjesë e këtij projekti Erasmus + janë duke dhënë kontributin e tyre duke krijuar një standard të ri të mësimdhënies në Universitetet që janë pjesë e këtij grupi”, tha Dervishi.

Sipas Dervishit, përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare të Universitetit Luarasi ka një përfitues kryesor.

“Studentët përveçse janë pjesë proaktive e përmirësimit të cilësisë në Universitete do jenë përfituesit e parë të këtij produkti. Universiteti Luarasi rrit standardin e kontrollit të brendshëm të kontrollit të cilësisë”, u shpreh Dervishi.

Universiteti priti delegacionin ndërkombëtar për të finalizuar këtë projekt, i cili do të sigurojë përmirësimin e vazhdueshëm në favor të studentëve të tij.

Në Universitetin ‘Luarasi’ përgatiten të rinj për tregun e punës në fushat Drejtësi, Ekonomi, Teknologji Informacioni dhe Inovacioni si edhe Infermieri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura