Deputeti demokrat Ervin Salianji është takuar me banorët e Luzit, ndërsa thotë se me ta fituan betejën me qeverinë në zgjedhjet e 14 majit.
Salinaji shprehet se banorët e Luzit janë njerëz kurajozë dhe shqetësimet e tyre do u japin zë në protestën e 20 shkurtit para Kryeministrisë.
“Ishte kenaqesi takimi dhe biseda me banorët e Luzit, me të cilet luftuam e fituam betejën me qeverinë në zgjedhjet e fundit.
Njerëz të lirë e kurajozë që kanë shumë për të thënë, e që do ta thonë fjalen e tyre, do t’i japin zë shqetësimeve e halleve që kanë me 20 Shkurt, para kryeministrisë!”, shkruan Salianji.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al