“Më thoshte ‘Të dua’, por krijoi familje tjetër”- Banori i BBV zbuloi në reality show se do të bëhej baba, ish-partnerja e tij rrëfen si e përjetoi lajmin dhe pse vendosi ta demaskojë: Të tallet ai me mua

Nov 18, 2024 | 9:05
SHPËRNDAJE

Banori i Big Brother VIP Kosova, Mevlan Shaba, zbuloi se do të bëhej baba pasi u suprizua në shtëpi nga partnerja e tij, e cila i tregoi se ishte në pritje të ëmbël.

mevlan shaba livia2

Partnerja e ish-konkurrentit të Për’Puthen qëndron në një dhomë mbushur me tollumbace ngjyrë rozë e blu dhe iu drejtua: “Kam një beb të vogël këtu brenda”.

Menjëherë reagoi ish-partnerja e tij Livia Bunga, e cila shprehej se përpara se të hynte në BBVK, Mevlani e kishte telefonuar duke i thënë “të dua”.

Në një intervistë në “Goca dhe Gra”, pas deklaratës, Livia u shpreh se ndërkohë që ishin bashkë, ai kishte krijuar një familje tjetër. Madje rrëfeu se i kishte ardhur ftesa për të hyrë çift në emision dhe se Mevlani kishte qenë i gatshëm, por që ajo nuk kishte pranuar.

Ajo tregoi se vendosi të reagojë pasi “nuk është për t’u tallur”, ndërsa shtoi se ka mesazhe që ka shkëmbyer me banorin e BBVK.

Pjesë nga intervista:

I kam të gjitha të faktuara, pasi kemi qenë në kontakt. Kam mesazhe. Nëse doni mund t’i tregoj. Kam dhënë një deklaratë aq të fortë sa kam mundësi ta mbroj. Më tha ‘do vish në Tiranë të takohemi?’. Kur u ktheva nga Italia u takuam.

Ishte ora 01:30, i ra telefoni dhe tha që ishte mami i tij. Nuk jam një vajzë që kontrolloj telefonin. Nuk përgjigjet fillimisht, por pastaj e hapi telefonin dhe i tha ‘Je me të vjella? Do vij për pak në shtëpi’. Më pas e lidha unë ‘Kush është me të vjella’.

Pse e ndjeve të reagoje? Ajo vajzë është shtatzënë

Nuk jam unë një gocë për t’u tallur. Të tallet ai me mua. Të flasë me mua deri në moment të fundit,  që më merr në videocall dhe më thotë që “Të dua”. Jam e nxehur. Nuk jam njeri për t’u tallur sepse nuk i kam bërë asgjë. Nuk e meritoja këtë. Mendoj, ndoshta s’i budallaqe e dashuruar, se ishte i sinqertë, nuk i leverdiste të kthehej tek unë edhe kur ishim larg. Më thoshte ‘të dua, kam për të dashur gjithë jetën’. Pse, kur kishte krijuar atë familjen e tij? Gjithmonë kam mbyllur gojën, rrija nën hijen e tij.

Pas këtij rrëfimi, më kanë shkruar shumë vajza që ky njeri ka ngacmuar edhe vajza të tjera ndërkohë. Jam shumë e prekur, nuk është inat. Por unë sot kam shpëtuar, ndaj nuk do të doja kurrë të isha në vend të saj. Ajo s’më ka kontaktuar. Meritoj sinqeritet, siç kam qenë gjithmonë. Unë mezi ushqehem, nuk ndihem mirë.

Si kanë reaguar familjarët e tij?

Familjarët e tij më kanë shkruar ‘jemi të shokuar’. Sepse nuk dinin asgjë. Kur ndodhi kjo gjë, nuk kisha as fuqi të qaja. Nuk e prisja kurrë, jam në shok.

Para se të hynte, po më tregonte veshje. Kohët e fundit kemi pasur probleme, ne kemi planifikuar pushimet bashkë.

Në atë reality show më ka ardhur ftesa për të hyrë çift dhe ai thoshte po, deri në fund të gushtit.

Unë nuk kam pranuar sepse nuk dëshiroja.  Nuk ndihem e përdorur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura