Media spanjolle: Partia Socialiste e Shqipërisë plagjiaturë me logon e PSOE të Cruz Novillo

Sep 1, 2022 | 19:12
SHPËRNDAJE

Në mediat spanjolle është botuar një artikull ku akuzohet Partia Socialiste e Shqipërisë se ka kopjuar logon e PSEO, Partisë Socialiste Spanjolle.

ps 1
Majtas logoja e PSOE, djathta logoja e PS-së

Graffica.info akuzon Partinë Socilaiste për plagjaturë të logos së krijuar nga stilisti dhe piktori i njohur Cruz Novillo në vitin 1977.

“Logoja PSOE e Cruz Novillo është bërë sërish lajm, pasi në Shqipëri, Partia Socialiste e vendit po përdor krijimtarinë ikonë të stilistit spanjoll pa pëlqimin zyrtar të PSOE. Nga forca e Pedro Sánchez-it ata na kanë siguruar se nuk janë në dijeni të transferimit të të drejtave.Tani mbetet për t’u parë nëse do të ndërmarrin veprime ligjore”, shkruan media spanjolle.

Artikulli shton se: “Edhe pse logoja është qartazi grushti dhe trëndafili i Cruz Novillo, nga PSOE ata shpjegojnë se ngjyra që kanë përdorur nuk është e njëjtë. Siç shihet në faqen e saj, ngjyra e përdorur nga Partia Socialiste e Shqipërisë është vjollca, e PSOE-së e kuqja.

ps

NJË LOGO HISTORIKE

Ishte viti 1977 kur politikani socialist Guillermo Galeote porositi  Pepe Cruz Novillo të hartonte  një logo për PSOE. Më shumë se dyzet vjet më vonë, simboli ikonë i kësaj partie spanjolle, i përbërë nga një dorë që mban një trëndafil, vazhdon të jetë një nga logot më përfaqësuese në historinë politike spanjolle.

Cruz Novillo e projektoi këtë logo për PSOE në vitin 1977.

E drejta e autorit e logos, e cila i përket PSOE, menaxhohej përmes një kontrate tashmë të mjegulluar nga kalimi i kohës. “Babai im është përpjekur të kujtojë, por ka kaluar një kohë e gjatë,” shpjegoi Pepe Cruz Jr për Gràffica . “Ajo që mund të themi është se ai ishte shumë i vetëdijshëm që tarifat ishin shumë të ulëta. Ai e dinte që në momentin që e krijoi se do të kishte rëndësi, se do të zgjaste, por nuk i mban mend kushtet e kontratës”, ka thënë ai.

MË SHUMË RASTE TË PLAGJIATURËS

Nuk është hera e parë që kjo logo përfshihet në një rast plagjiature. Në vitin 2017, zinxhiri amerikan i modës Urban Outfitters përdori grushtin dhe trëndafilin si pjesë të një prej bluzave të tyre hipster . Në atë kohë, Pepe Cruz Jr e siguroi Gràfficën se “nuk është e drejtë të përdoret një vepër pa përmendur autorin”.

bluza

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura