Ish-ambasadori Agim Nesho, ka komentuar ceremoninë e inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, që është financuar nga Turqia, dhe ku i pranishëm ishte dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Nesho tha në emisionin “Open” në News24 se gjithë mediat prestigjioze ndërkombëtare e kanë cilësuar xhaminë e Namazgjasë një xhami turke.
Ndërkohë shtoi se nuk iu duk aspak e drejtë mungesa e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiut.
“Unë kam parë sot mediat më prestigjioze të Botës që e trajtojnë si një xhami turke. Nuk më duket aspak e drejtë që të mungojë kreu i KMSH dhe drejtuesit e Komunitetit që të jenë në ceremoni”, tha Nesho.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al