Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe deputetja demokrate Albana Vokshi janë takuar në Capitol Hill me dy kongresmenët amerikanë Pete Sessions dhe Keith Self.
Fatmir Mediu u shpreh se gjatë takimit u diskutua për situatën parazgjedhore në Shqipëri, si edhe influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Postimi i Mediut:
👉Washington DC USA.
🔹Dita e pare filloj me një mëngjes pune ne Capitol Hill me Kongresmenin Pete Sessions dhe Kongresmenin Keith Self.
Në këto takime bashkë me kolegen Albana Vokshi dhe n/kryetarët e PR Sention Zotaj dhe Ergys Muzhaqi diskutuam për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit.
🔹Po ashtu u diskutua për situatën në rajon, sulmin terrorist të ditëve të fundit në Veriun e Kosovls me qëllim destabilitetin për interesa të Sërbisë dhe aletaëve të saj.
🔹Nevojën për një bashkëpunim politik dhe ushtarak të vëndeve të NATOs në ballkan në partneritet me SHBA, duke përfshirë dhe Kosovën për të frenuar qëllimet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës.
🔹Takimi me Gjeneralin Jim Jones ish komandanti Suprem i NATOs dhe Këshilltari i Sigurisë të Presidentit Obama është gjithmonë i vecantë me një mik që ka ndihmuar antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe vazhdon të mbështes një Ballkan anëtar të NATOs i cili qëndron fort kundër ndërhyrjeve të Kinës dhe Rusisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al