“Melisa ishte e martuar kur u lidh me djalin tim”- Plagosja e 40-vjeçarit nga i dashuri i gruas, babai i autorit: Ja kur e zbulova! Nuk isha dakord, por…

Jan 14, 2025 | 12:55
SHPËRNDAJE

Babai i 25-vjeçarit Klement Beqaj, i cili plagosi me armë zjarri Gledian Hoxhallarin, bashkëshortin e bashkëjetueses së tij, është shprehur se Melisa ka qenë e martuar kur u lidh me djalin e tij.

Klement Beqaj Melisa Beluli

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai u shpreh se vetëm kohët e fundit e ka marrë vesh që Melisa ishte e martuar. Babai i 25-vjeçarit deklaroi se fillimisht nuk ka qenë dakord me lidhjen e tyre.

Ai i kërkoi djalit të tij që të dorëzohet sa më shpejt, duke shtuar se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

“Mund të kishin 6 muaj 1 vit që ishin të lidhur. Kohët e fundit e kam marrë vesh që ajo ishte e martuar.

Jetonte bashkë me Melisën. Më vjen shumë keq për ngjarjen. Nuk e kam idenë se ku ndodhen.

Mesazhi për djalin tim është që të kthehet sa më shpejt. Në fillim nuk isha dakord për lidhjen e tyre, por pastaj fola me prindërit e saj. Ka qenë e martuar Melisa kur Klementi u lidh me të”, tha babai i autorit.

Ndërkohë gjendja e 40-vjeçarit vijon të mbetet e rëndë dhe ndodhet në intubim tek Trauma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura