“Mendimet ndryshe, jo arsye për t’u ndarë”- Vula dhe logoja e PD i kaloi Berishës, mesazhi i Ervin Salianjit: Të hapen dyert për drejtuesit e mënjanuar dhe të rrëzojmë qeverinë

Jun 11, 2024 | 18:01
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se ka ardhur koha që të hapen dyert për të gjithë drejtuesit e mënjanuar të Partisë Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale, pas vendimit të Apelit që i dha vulën dhe logon Sali Berishës, Salianji thotë se “mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje!”

ervin salianji

Duhet të bashkohemi, -shkruan Salianji- pavarësisht dallimeve, për të lehtësuar, sic thote ai, ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm!

Sipas tij kontributi i çdo demokrati nuk duhet të humbë pavarësisht diferencave, “ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen”, thotë ai.

“Mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje! Duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.

Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme ndërsa Shqipëria po. Duhet të bashkohemi, pavarësisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm!

Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavarësisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt”, shkruan deputeti i PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura