“Merakun e keni si t’i fusni hundët në zgjedhje, se mos ndryshon qeveria”- Ervin Salianji paralajmëron mazhorancën: Kini kujdes, nëse këtë herë të burgosurit përfshihen në fushatë aktive…

Sep 16, 2024 | 14:22
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në Komisionin e Sigurisë ka paralajmëruar mazhorancën që të mos përfshirë në fushatë aktive të burgosurit, duke bërë kërcënime.

salianji

Teksa komentoi raportin e prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Salianji u shpreh se “meraku është si mazhoranca të fusë hundët në zgjedhje”.

“Meqë edhe te ky raport merakun e keni si t’i fusni hundët në zgjedhje, se mos ndryshon qeveria, po qe se përfshihen në zgjedhje të burgosurit, në fushatë aktive, tek kërcënimi brenda burgut, kini kujdes sepse nuk do ti shpëtoni dot këtë herë. Mos e joshni këtë kontingjent për vota”, tha deputeti i PD.

Nga ana tjetër deputeti i PD pyeti Drejtorin e Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose nëse kanë kapacitet për të mos lejuar ikjen e të burgosurve.

Ervin Salianji: Unë vetëm një pyetje kam, a keni kapacitet që mos t’ju ikin të burgosurit, keni njerëz? Sepse në të kaluarën ka ardhur drejtori dhe ministri dhe kanë thënë që nuk kemi aplikonte për punonjës në policinë e burgjeve, e dyta të krijoni kushtet mos t’ju ikin njerëz. Ç’i duhet drejtorisë së Burgjeve se mos ndërron qeveria? Meraku është se mos ndryshon qeveria dhe ikën mbështetja politika për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ç’punë ka drejtoria e burgjeve me këtë? Mbani njerëzit mos ju ikin, kontrolloni mos futin përveç pistoletave edhe mitraloz aty brenda, mos shesin drogë nëpër burgje. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura