Pritja te Partizani ka marrë fund, pasi klubi ka fituar lejen për të vijuar me prishjen e godinave të ish-hartografisë. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se punimet do të vazhdojnë në janar.
Kështu i hapet rrugë dhe fillimit të dy fushave stërvitore. Kjo fazë që do nisë po mbante peng dhe ndryshimin e fushës së stadiumit, që është me bar sintetik. Një proces që do vazhdojë më pas, teksa dhe rruga do shtrohet.
Gjithçka në kompleksin e Partizanit nisi më shumë se 8 vite më parë, pikërisht në vitin 2016. Një projekt i ideuar në vendin e quajtur “Rrapi i 3-shit” në afërsi të zonës së Tufinës.
Partizani luajti ndeshjen e parë te stadiumi “Arena e Demave” në shtatorin e vitit 2022. Nga atëherë ndryshimet kanë qenë të shumta në infrastrukturë. Këtë vit ndërkohë u përfundua dhe hoteli.
Me përjashtim të ndeshjeve në Europë, të tjerat Partizani i ka luajtur në stadiumin e tij. Përfundimi i projektit, që nga shtrimi i rrugës, do i hapë dritën jeshile të kuqve për t’i luajtur ndeshjet europiane në shtëpinë e tij.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al