Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të hënën kanë vrarë të paktën 100 njerëz dhe i kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Ministria tha se në mesin e të vrarëve dhe plagosurve ka gra dhe fëmijë.
Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në jug dhe verilindje të Libanit të hënën në mëngjes.
Ajo tha se i goditi 300 shënjestra në Liban, në përpjekje për ta rritur trysnin ndaj Hezbollahut, grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Ushtria njoftoi për bombardimet e reja përmes një postimi në rrjetin social X, ku postoi një fotografi të shefit ushtarak, gjenerallejtënant, Herzi Halevi, duke urdhëruar sulme shtesë nga shtabi i ushtrisë në Tel Aviv.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al