Mesi apo Kristiano? Ozil befason me përgjigjen për më të mirin

Oct 17, 2024 | 19:41
SHPËRNDAJE

Nuk mjafton kurrë për Ozilin kur bëhet fjalë për të treguar dashuri dhe përkushtim ndaj klubit të jetës së tij: Realit të Madridit. Tashmë e kemi parë disa herë të shprehë besnikërinë ndaj ish-skuadrës së tij dhe, me këtë rast, ndaj bashkatdhetarit dhe pasuesit të tij në “shtëpinë e bardhë”, Arda Gyler.

ss33

Kur u pyet për preferencën e tij mes dy prej lojtarëve më të mirë në histori, Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo, gjermani ishte i qartë. “Unë them se është Arda Gyler” bërtiti, duke ngritur brohoritjet dhe duartrokitjet e të pranishmëve. Mesut Ozil la gjurmë gjatë karrierës së tij si në kombëtaren gjermane ashtu dhe te Reali i Madridit, ku shpenzoi një kohë të mirë të saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura