“Seanca e sotme ishte një turp i vërtetë” – Nga Alberto i luleve te Elena e Palmeri, “zbërthehet” Meta: Çfarë dëshmova në SPAK

Jun 13, 2024 | 15:24
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, pasi u mor në pyetje për tre orë në SPAK.

Ai tregoi se prokurorët e SPAK e pyetën për disa persona, siç është Alberto Arancini, i cili ka sjell në Gjirin e Lalzit në një ditëlindje të Metës 10 palma, Elena, ish-financierja e LSI, apo edhe Palmerin.

Seanca e sotme ishte një turp i vërtetë. Të pyesësh ti Ilir Metën, a nje një Alberto Arancinin? Ç’është ky emër se nuk e di.

Jo po nga përgjimet del se ai të ka bërë dhuratë për ditëlindjen para dhjetë viteve kur e ke bërë të Gjiri i Lalzit të ka bërë palma. Alberto i luleve mo i thash? Po shkoni shikojini tamam se solli 10 palma për dekor dhe u mori prap.

Si mund t’i thuash ti Ilir Metës, ‘a ke dhënë ti leje për kompleksin Lura’, kompleks që i ka dhënë zhvillim zonës.

Unë kur kam shkuar për herë të parë në Gjiri e Lalzit kam shkuar me helikopter, se doje 4 orë ndryshe.

Si mund t’i thuash ti Ilir Metës, ‘a e njeh ti Elenën?’ Kush është Elena? ‘Po ja ajo punonjësja e LSi, financës’. Po është një Elena që ka punuar aty dhe ka ikur pa dorëzuar detyrën i thash.

‘Të ka dhënë Elena 5 mijë euro në vitin 2006?’  Po si mund të më japi ajo para, kur ka qenë e punësuar në LSI.

‘Ke taku ti Palmerin?’ E kam taku 100-200 here. ‘Po si u bë takimi?’ Po shkoni pyetni Palmerin.

Të gjitha këto bëhen, për të spostu vëmendjen nga skandalet e Edi Ramës, sepse nuk ka këllqe Dumani ta hetojë Mc Gonigal se del vet atje,” tha Meta.

Meta ritheksoi edhe njëherë se në Prokurorinë e Posaçme është thirru si denoncuesi kryesor në këtë vend të Ramaformës.

Në fjalën e tij ai shtoi se SPAK është një instrument që kontrollohet nga Rama dhe në mënyrë më të strukturuar nga Engjell Agaci.

Unë jam thirrur në cilësinë e denoncuesit kryesor në këtë vend të “Ramaformës”, që ishte shkatërrimi i Reformës në Drejtësi që u bë m 140 vota. Që u imponua nga Ilir Meta.

Pasi u firmos me 140 vazhduan lojën. Zgjodhën Artan Markun me 69 vota, e cila bërë emërimet sipas qejfit të saj.

Ndaj jemi sot vendi me korrupsionit me të lartë.

SPAK është një instrument që kontrollohet totalisht nga Edi Rama  dhe në mënyrë më të strukturuar nga Engjel Agaci.

E dyta, unë jam thirrur si denoncues i betimit të gjykatësve të Lana, ndaj kemi atë Gjykatë Kushtetuese, e cila edhe  për rritje e rrogave i drejtohet direkt qeverisë.

Kemi Kushtetuese që ka dhënë 99% të vendimeve pro qeverisë.

Jam thirru si denoncues dhe bllokues i planeve për ndarjen e Kosovës. I mosdekretimit të ministrit që donte Edi Rama, me dorën të hidhte hapa që mund të sillnin pasoja të rënda në Ballkan.

Mund të sillte ngjarjet e Ukrainës në Ballkan me shpejt.

Jam thirrur si denoncues i aferës së detit, që ka përgjegjës kryesor Edi Ramën. Një ditë para se të lija detyrën i kam krijuar letër individuale cdo deputeti që të marrin përgjegjësi për një çështje madhore.

Jam thirrur sepse kam denoncuar në SPAK të gjitha krimet zgjedhje të vitit 2021, ku SPAK nuk ka lëvizur gishtin. Vrasja e Elbasanit duhet të hetohej nga SPAK, por iu la Prokurorisë së Elbasanit.

Jam thirru sepse kam cuar në SPAK të gjithë ato ligje me porosi të Edi Ramës.

Kam cuar në SPAK, falsifikimin nga e Kuvendit të firmës së Gramoz Rucit kundër presidentit të Republikës.

Unë jam thirrur aty për shkak të denoncimeve për inceneratorët. Jam thirru se jam kryetari i Partisë së Lirisë” u shpreh Meta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura