“Milani plot me liderë”- Fonseka: Ja pse luajta me ekipin e derbit

Sep 28, 2024 | 21:29
SHPËRNDAJE

Falë fitores së djeshme, Milani arriti tri suksese radhazi në Serinë A për herë të parë që nga periudha midis marsit dhe prillit (pesë në atë rast), megjithatë Paulo Fonseka mendon se skuadra mund të përmirësohet akoma.

fonseka

“Nuk ishte e lehtë sepse vinim nga një fitore në derbi dhe ekzistonte rreziku i vetëkënaqësisë. Kam besim te kjo skuadër dhe e dija se nuk do të mungonte motivimi. Të gjithë që luajtën bënë mirë, madje edhe ata që u futën si zëvendësues. Jam i lumtur për këtë fitore, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, deklaroi trajneri i “Djallit”.

Pavarësisht gjendjes së rivalit, tekniku portugezi zgjodhi që sfidën e djeshme ta përballonte me të njëjtët lojtarë të cilët mundën Interin javën e kaluar. Lidhur me zgjedhjet e tij, 53-vjeçari shpjegoi:

“Deri një ditë më parë kishim dyshime për Moratën, por para ndeshje bëmë një vlerësim dhe folëm me lojtarin. Ai donte të luante dhe është një moment i rëndësishëm për të siguruar vazhdimësinë dhe stabilizimin e ekipit”. Në fund, Fonseka foli edhe për shiritin e kapiteni, që dje u pa në krahun e Leaos.

“Me kalimin e kohës do të shpjegoj pse lojtarë të ndryshëm mund të mbajnë shiritin e kapitenit. Ndaj Leçes ishte radha e Rafës, por mund të kemi të tjerë kapitenë sepse te Milani ka shumë liderë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura