Shefi ekzekutiv i Porsche, Wolfgang Porsche do të divorcohet nga partnerja e tij pas 16 vitesh martesë.
Claudia vuan nga një sëmundje e ngjashme me demencën dhe 79 vjeçari e ka hasur vështirësi në të jetuarit me të për shkak të ndryshimeve në sjelljen e saj.
Për bashkëshorten e miliarderit janë 4 kujdestarë që kujdesen për të gjatë gjithë kohës, pasi ajo u diagnostikua me sëmundjen 2 vitet e fundit.
Wolfgang dhe Claudia janë bashkë që nga viti 2007 dhe u martuan në vitin 2019. Pasuria e familjes Porsche është vlerësuar në 20 miliardë euro.
Wolfgang gjatë muajve të fundit ka krijuar raport të ngushtë më shoqen e tij prej 25 vitesh, Gabriela Prinzessin zu Leiningen.
59-vjeçarja, e njohur gjithashtu si Inaara Aga Khan, lindi në Frankfurt. Ashtu si gruaja e Porsche, Claudia, studioi drejtësi në Mynih dhe në Këln.
Ajo u martua me Princin Karl-Emich zu Leiningen në 1991, por çifti u divorcua në 1998. Atë vit ajo u martua me zviceranin Karim Aga Khan IV, 86 vjeç dhe u divorcuan në vitin 2014.
Wolfgang Heinz Porsche është një aksioner gjermano-austriak dhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Porsche Automobil Holding SE, si dhe i Porsche AG.
Ai ka katër fëmijë, dy nga regjisorja dhe skenaristja Susanne Bresser, me të cilën ishte i martuar midis 1988 dhe 2008.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al