Milva Ekonomi me të rinjtë e FRESSH në Krujë: Më 25 prill vota për të ardhmen

Apr 19, 2021 | 10:25
SHPËRNDAJE

 

Ekonomi fresh1Numri 1 i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi dhe të rinjtë e FRESSH Krujë, gjatë një ecje në qytet, përcollën tek qytetarët krutanë mesazhin për të votuar më 25 prill  për një të ardhme më të mirë.

Në bisedat me qytetarët, Ekonomi dhe të rinjtë u bënë thirrje qytetarëve të zgjedhin PS për një mandat të tretë, që projektet e nisura për transformimin e vendit të përfundojnë.

Gjatë ecjes në rrugicat e Pazarit të Krujës, Ekonomi bisedoi me bizneset për projektet që do të zhvillojnë edhe qytetin e Krujës, sikurse të gjithë Shqipërinë.

Ekonomi ka përmendur disa nga ndërhyrjet që ka bërë qeverisja socialiste për një klimë më të mirë të të bërit biznes sipas saj siç janë lehtësirat fiskale apo skemat mbështetëse! Ekonomi u garantoi përfaqësuesve të bizneseve, se në mandatin e tretë, kjo përkrahje do të vijojë.

Ekonomi fresh1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura