Mimi Kodheli festoi ditëlindjen, Erion Braçe e uron publikisht: Nuk ka pikë rëndësie sesa vjeç bën, vitet tregojnë se ke jetuar dhe ke bërë miq e shok kudo (VIDEO)

Sep 13, 2024 | 16:51
SHPËRNDAJE

Deputetja socialiste Mimi Kodheli festoi më 11 shtator ditëlindjen dhe sot ka festuar me miq e kolegë.

kodheli brace

Një urim publik i është bërë nga deputeti Erion Braçe, i cili në këtë 60-vjetor, zgjodhi t’i dedikonte disa fjalë duke i theksuar se vitet nuk kanë rëndësi.

‘Ajo që ka rëndësi, tha Braçe, është se ‘ke jetuar e punuar, je rrëzuar e je ngritur’. Por, mbi të gjitha, thotë ai, ‘ke bërë miq e shok të mirë’.

“Kjo gruaja ka lindur në një nga këto ditë, nuk ka pikë rëndësie sesa vjeç ka bërë. Sepse më thënë të drejtën, ne i shkojmë asaj që vitet tregojnë se ke jetuar, je gëzuar, je hidhëruar, ke punuar, je rrezuar, je ngritur, ke fituar, ke humbur, mbi te gjitha ke bere miq e shok kudo! Kjo është MIMI, ka diten e lindjes, njera nder shume ne jeten e saj!, tha Braçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura