Ministrat e Jashtëm të G7 dënojnë dërgimin e raketave balistike iraniane në Rusi: Kërcënim për Ukrainën dhe sigurinë ndërkombëtare

Sep 14, 2024 | 22:51
SHPËRNDAJE

Ministrat e jashtëm të shteteve të G7, kanë dënuan në termat më të ashpër eksportet e Iranit dhe furnizimin e Rusisë me raketa balistike iraniane.

g7

Në një deklaratë të përbashkët, liderët e G7 shprehen se Irani duhet të ndërpresë menjëherë të gjithë mbështetjen për luftën e paligjshme dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës, dhe të ndalojë transferime të tilla të raketave balistike.

Ndër të tjera, ata theksojnë se armë të tilla, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për popullin ukrainas, si sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare.

“Irani duhet të ndërpresë menjëherë të gjithë mbështetjen për luftën e paligjshme dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe të ndalojë transferime të tilla të raketave balistike, UAV-ve dhe teknologjisë përkatëse, të cilat përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për popullin ukrainas, si dhe për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare më gjerësisht” thanë në një deklaratë ministrat e jashtëm të vendeve të G7.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura