Ministri gjerman i Mbrojtjes: Trupat ushtarakë duhet të jenë në gatishmëri për luftë, nëse Putini sulmon ne do të…

Dec 21, 2024 | 21:36
SHPËRNDAJE

Forcat gjermane duhet të jenë gati për luftë, që do të thotë më shumë shpenzime, tha në një intervistë ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, sipas Politico.Screenshot_11“Ne kemi nevojë për buxhet mbrojtje për të paktën 80 miliardë euro, ndoshta 90 miliardë euro në vit nga viti 2028 e tutje për të mbuluar kërkesat që kemi për shkak të situatës më të ashpër të sigurisë,” tha Pistorius.

Ministria e Jashtme gjermane iu referua në mënyrë specifike presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka nisur luftë agresioni kundër Ukrainës për gati tre vjet dhe ka kërcënuar se do të sulmojë aleatët që mbështesin Kievin në përpjekjen e tij për të mbrojtur veten.

“Nëse Putin sulmon, ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë luftë”, tha Pistorius në intervistën e publikuar të shtunën për Politico.

Komentet e ministrit vijnë mes një presioni ndaj anëtarëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke thënë se anëtarët e aleancës duhet të shpenzojnë “shumë më shumë” për mbrojtjen sesa objektivi aktual prej 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump thuhet se u ka thënë zyrtarëve evropianë se dëshiron që aleatët e NATO-s të shpenzojnë 5 për qind të PBB-së për mbrojtjen.

Për të siguruar një rritje të tillë buxhetore, Pistorious tha se do të favorizonte një reformë të frenimit të borxhit të Gjermanisë , e cila vendos një kufi të kushtëzuar në deficitin buxhetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura