Ministri Hasani në Washington: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

Oct 1, 2024 | 9:44
SHPËRNDAJE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vuri në pah rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit Global kundër ISIS, si dhe konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS.

igli hasani

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare”, nënvizoi ai në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në Washington D.C.

Në Deklaratën e përbashkët të miratuar në Takim, i cili shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, nëpërmjet vijimit të kontributeve në Misionin e NATO-s (NMI).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura