Ministri i Brendshëm dhe Ilir Proda prezantojnë drejtorët e rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat! Porositë që lanë për secilin qark: Kërkoj në mënyrë imediate …

Nov 17, 2024 | 15:46
SHPËRNDAJE

4 drejtorë të rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat morën detyrën. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda i prezantuan ata, në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive apo agjencive ligjzbatuese.

111

Në Gjirokastër Altin Merizaj, zuri vendin e Ardian Çipës, që drejtoi qarkun jugor së fundmi.

“Gjirokastra, e njohur për trashëgiminë e saj të pasur kulturore dhe si pjesë e mbrojtjes nga UNESCO, nuk është thjesht një qytet i historisë, por një nyje kyçe për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë. Megjithatë, ky rajon përballet edhe me sfida të veçanta që kërkojnë një polici të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe vizitorët, si dhe për të mbrojtur pronën, jetën dhe zhvillimin e ligjshëm ekonomik”, tha ministri.

Një ndër sfidat kryesore në këtë zonë mbetet zbardhja tërësore e disa ngjarjeve të rënda, përfshirë atë në Memaliaj.

Në DVP Vlorë u prezantua Elidon Çela.

“2024 ishte një tjetër vit turistik i përmbyllur një tjetër me zero ngjarje kriminale, e këtu merita është e Drejtor Ermal Muçës, si dhe atyre qindra burrave e grave me uniformë që kanë sakrifikuar dhe janë lodhur me orë të gjata në detyrë. Por ajo që kërkojmë është një ritëm i ri. Të gjithë jemi të bindur se nuk ka zhvillim, pa siguri”, apeloi Hoxha.

222

Investimet e mëdha të qeverisë në infrastrukturën rrugore, me aeroportin ndërkombëtar, me Tunelin e Llogarasë, etj., sipas tij, e bëjnë këtë zonë të meritojë një angazhim maksimal në ruajtjen e sigurisë dhe mirëqenies.

Në DVP Fier u përzgjodh Drejtor, Skënder Hita.

Kërkoj në mënyrë imediate fokusimin në forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, institucionet vendore, agjencitë ligjzbatuese si dhe bizneset, drejtoritë rajonale, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët”, theksoi Ministri i Brendshëm.

33333

Në Berat u përzgjodh Drejtor Luigj Vathin, deri dje nëndrejtor në Tiranë.

“Siguria publike dhe lufta kundër krimit, në veçanti krimit ekonomik dhe informalitetit, do të jenë prioritete të Policisë së Beratit e jo vetëm, i cili është në parametra normalë të sigurisë. Roli i Policisë në këtë qark është i shumëfishtë: Të garantojë siguri për qytetarët dhe vizitorët, të mbështesë rritjen ekonomike, por edhe të ruajë trashëgiminë e vyer që ky qytet përfaqëson të paprekur nga dëshira që ngrihen vetëm mbi përfitimin personal”, u shpreh ministri Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura