Ministri i Brendshëm prezanton Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit: Sot hapim një kapitull të ri! E vetmja vështirë e tij është…

Oct 3, 2024 | 14:00
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

ervin hoxha

Në fjalën e tij, ministri tha se sot hapet një kapitull i ri në rrugën e policisë së shtetit.

Ministri Hoxha u shpreh se emërimi i Prodës në krye të Policisë së Shtetit do të sjellë një dinamikë tjetër në organizatën e policisë.

“Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht”, tha ministri Hoxha.

“E vetmja vështirësi e drejtorit të ri edhe kjo në aspektin pozitiv mbetet standardi ku është ngritur policia e shtetit e cila duhet të vijë në rritje dhe konsolidim”, u shpreh ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura