Ministri i Drejtësisë: Një kompani private administron të dhënat sensitive të miliona shqiptarëve

Dec 19, 2024 | 20:58
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha në parlament se një kompani private administron të dhënat sensitive të miliona shqiptarëve.

manja

Ai kërkoi që të miratohet Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ndërsa për opozitën u shpreh se ata duan që të mos mbrohen të dhënat e shqiptarëve.

Sipas tij, ky projektligj është i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ulsi Manja: Një kompani private që administron të dhënat personale sensitive të miliona shqiptarëve, nëse shkel dispozitat e këtij ligji, komisioneri ka të drejtën ta ndëshkojë edhe me 10 mln euro gjobë, përfshi edhe shtetin si posedues të këtyre të dhënave personale. Cfarë doni të thoni ju, ju doni që të mos miratohet ky ligj? Nëse ju doni që të mos miratohet ky ligj, ju jo vetëm jeni kundër negociatave me BE, por po e them hapur që ju doni që të dhënat e qytetarëve shqiptarë të mos mbrohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura