Ministri izraelit i Mbrojtjes: Hezbollahu është në gjendje shumë të rëndë! Nuk ka njeri që të komandojë dhe…

Oct 16, 2024 | 23:16
SHPËRNDAJE

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë të mërkurën se grupi militant libanez Hezbollah është “në një gjendje shumë të rëndë”.

gallant

“Nuk ka njeri që të komandojë dhe nëse gjeni dikë, derisa ai të japë një urdhër, nuk ka kush ta zbatojë atë”, ka thënë Gallant gjatë një konference në Izraelin verior, raporton AP.

Izraeli e ka përshkallëzuar fushatën e tij kundër Hezbollahut në javët e fundit pas një viti shkëmbimesh thuajse ditore të sulmeve ndërkufitare.

Avionët izraelitë goditën Libanin jugor dhe periferitë jugore të Bejrutit të mërkurën, duke vrarë të paktën 21 persona, përfshirë një kryetar bashkie, thanë zyrtarët libanezë.

Udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, Sheikh Naim Kassem, deklaroi të martën se grupi militant libanez do të shtojë sulmet ndaj Izraelit në përgjigje të një sulmi ajror izraelit të hënën në një ndërtesë apartamentesh në Libanin verior, që vrau të paktën 22 persona.

Izraeli ka thënë se ka goditur një objektiv që i përkiste Hezbollahut, por Kombet e Bashkuara bënë thirrje të martën për një hetim të pavarur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura