Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat pas miratimit të vendimit të ERE për uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, është shprehur se kjo është hera e parë që ndodh në 35 vite.
“Fakt që na mbush me krenari”, u shpreh kreu i qeverisë, i cili shtoi se “po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë”.
Rama theksoi se vendimi për uljen e çmimit të energjisë është në kundërtendecë me atë çfarë po ndodh në rajon apo kontinent, ku theksoi se çmimet për energjinë elektrike po rriten.
Edi Rama: Do të ndajmë me publikun një arritje që është nga domethënëset e qeverisësë sonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Është një fakt i cili na mbush me krenari po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë.
Nga ana tjetër, po të marrim parasysh se ulja e çmimit të energjisë në kohët e sotme është në kundërtendecë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë, ku çmimet e energjisë janë rritur.
Kjo masë është më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al