Miratohen ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut, ministrja e Shëndetësisë: Caktohet tavani për orët e punës që do të lejohen të punojnë doktorët në sektorin privat!

Aug 1, 2024 | 10:08
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin për urdhrin e mjekëve. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu njoftoi se është caktuar tavani për orët e punës që do të lejohen të punojnë doktorët në sektorin privat.

albana kociu

Gjithashtu u shpreh se është miratuar një regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në strukturat e publike, lidhur me punësimin e tyre në privat.

“Ndryshimet që kemi propozuar në ligjin dhe që u miratuan sot me vendimin më të fundit të qeverisë, në ligjin për urdhrin e mjekëve, kryesisht konsistojnë në bërjen publike dhe transparente të gjithë informacionit për profesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike sa i përket angazhimeve të tyre dhe private.

Ndryshimi tjetër i rëndësishëm është edhe miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë akoma më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat e publike, lidhur me punësimin e tij edhe privatisht.

Kemi vendosur edhe një tavan të orëve të punëve për t cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë privatisht.

Kemi bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse që do të tregojnë veprimtarinë e tyre”, tha ministrja Koçiu.

Gjithashtu ministrja u shpreh se shefat e shërbimeve, me ndryshimet ligjore të miraturara, e kanë të ndaluar të drejtojnë klinika të tyre private.

“Është parashikuar në ndryshimet ligjore që miratuam sot, Ka edhe një rregullim të kësaj pike dhe ka të bëjë me faktin që drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe ti drejtojnë klinikat private duke qenë titullarë njëkohësit dhe në strukturat spitalore shëndetësore shtetërore dhe strukturat e tyre private”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura