Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin 150 mln lekë për partitë politike, që do të shpenzohen gjatë fushatë zgjedhore.
Në zgjedhjet parlamentare të 2021 miratua një fond prej 130 mln lekësh, por kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi propozoi rritje të buxhetit për partitë politike, duke argumentuar se shpenzimet janë më të mëdha për shkak të votës së diasporës.
“Duam të merrni vendimin sa do të jetë fondi i fushatës së zgjedhjeve të Majit 2025.
Në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj nga Kuvendi janë akorduar 130 mln lekë dhe pastaj është miratuar fondi përkatës”, tha Moza Dhëmbi, drejtoreshë e buxhetit.
“Propozoj Kuvendit që ta rrisim pak shifrën për shkak të diasporës nga 1.3 në 1.5. Në këto zgjedhje partitë politike po shpenzojnë më shumë”, kërkoi Eduard Shalsi.
Pjesë nga diskutimi:
Mimoza Dhëmbi: Në zbatim të pikës 1 të nenit 88 të Kodit Zgjedhor është përcaktuar se partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 1% të votave në shkallë vendi në zgjedhjet më të afërta pararendëse të të njëjtit lloj, përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.
Fondi për këtë qëllim përcaktohet me vendim të Kuvendit dhe përmban zë më vete në buxhetin e shtetit. Ky fond nuk mund të jetë më pak sesa totali i shumave të shpërndara partive në zgjedhjet pararendëse.
Pra sot nga ana juaj ne duam që të merrni vendimin sesa do jetë fondi i fushatës së zgjedhjeve të Majit 2025.
Për informacion në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj që janë zgjedhjet e 2021 me vendim të Kuvendit janë akorduar për fushatën e partive politike 130 mln lekë dhe me VKM është miratuar fondi përkatës.
Eduart Shalsi: Duke qenë se në këto zgjedhje kemi një specifikë që nuk e kemi pasur zgjedhjet e mëparshme, unë do t’i propozoja Kuvendit ta rrisim pak shifrën për shkak të diasporës nga 1.3 në 1. Në këto zgjedhje partitë politike po shpenzojnë dhe m.q.s kemi edhe diasporën, ne kemi parë eksponentë politikë të të gjitha kaheve që vizitojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë, jemi dakord që ta rrisim nga 130 në 150? Dakord jeni, mirë miratohet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al