“Mirë se vjen në Shqipëri!”- Sekretari Amerikan i Shtetit në Tiranë, ambasada e SHBA: Vizita e Blinken, historike! Takime edhe me krerët e sistemit të drejtësisë

Feb 15, 2024 | 12:27
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke i uruar mirëseardhjen.

blinken shba

Nëpërmjet një postimi në “X”, teksa e ka cilësuar vizitën e Blinken në Shqipëri historike, amabsada ka bërë me dije edhe axhendën e tij.

Krahas takimeve me Presidentin Bajram Begaj dhe Kyreministrin Edi Rama, Antorny Bllinken do të takohet dhe me krerët e sistemit të drejtësisë.

“Mirë se vjen në Shqipëri Antony Blinken! Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve ????. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura