Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha do të performojë për herë të parë në Kosovë.
Artistja e njohur do të këndojë hitet e saj në festivalin Sunny Hill, që organizohet në Prishtinë nga ylli botëror, Dua Lipa.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të festivalit, ku shkruhet “mirë se vjen në shtëpi, Bleta”.
“Për herë të parë ndonjëherë! Bebe Rexha do të performojë për njerëzit e saj në vendlindjen! Hitet e saj në krye të listave do të na bëjnë të kërcejmë gjithë natën! Mirë se vjen në shtëpi, Bleta”, shkruhet në postim.
Ndërsa këngëtarja shkoi: “Kosovë po vij për ty!!!!!! 25 Korrik”.
Sunny Hill do të zhvillohet nga data 25 deri në datën 28 korrik në Prishtinë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al