Miriam Cani tani menaxhere e biznesit në pronësi të bashkëshortit Alban Skënderaj, fitimet që po e distancojnë nga muzika

May 22, 2021 | 21:57
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Miriam Çani është shfaqur si menaxhere e biznesit fitimprurës të burrit të saj, Alban Skënderaj, duke inauguruar një tjetër filial të tij në Prishtinë.

alban skenderaj miriam cani (8)

Bëhet fjalë për brandin “Mimi”, që ka në fokus prodhimin e veshjeve për fëmijë, një ide biznesi që nisi të konkretizohej në Tiranë e më pas në Kosovë e që paralajmëron distancimin e saj nga muzika.

alban skenderaj miriam cani (11)

Pas një hulumtimi të shkurtër, mësohet se kjo sipërmarrje është themeluar gjatë verës së vitit të kaluar dhe aksionet janë të ndara përgjysmë mes Albanit dhe një biznesmeni me përvojë në fushën e prodhimeve të tekstileve.

alban skenderaj miriam cani (10)

Tashmë kanë dalë në treg linjat e veshjeve, ndërkohë që Miriami dhe Albani janë intervistuar në Prishtinë, ndërsa kanë folur për këtë ide biznesi tashmë të vendosur në jetë.

alban skenderaj miriam cani (7)

Por kjo nuk është e vetmja! Para pak kohësh sërish me disa partnerë biznesi, këngëtari është bërë pjesë e një sipërmarrjeje të re me fokus ëmbëlsirat.

alban skenderaj miriam cani (4)

Dyqani tashmë është hapur në Tiranë dhe mirëpret të gjithë pasionantët e ëmbëlsirave dhe bonbonave. Në këto sipërmarrje ka qenë Miriami ajo që ka bërë reklamimin e biznesit.

miriam cani alban skenderaj (1)

“‘Bota e mimit’ do të jete shtëpia ku çdo nënë do të mundet të gjejë sigurinë dhe pastërtinë që i ka munguar për të veshur të voglin apo të voglën e saj.

miriam cani soni malaj tuna sejdi (6)

Ku çdo bebe dhe çdo fëmijë do të përkedhelet nga natyra, butësia dhe nga ngjyrat e saj! Ku çdo detaj është punuar me dashurinë dhe cilësinë maksimale”, shkruante ajo në një njoftim në rrjetet sociale.

miriam cani (3)

Ndërkohë, miq të tyre kanë treguar se puna si menaxhere dhe fitimet nga shitjet po e distancojnë Miriamin nga muzika, duke ia lënë të kënduarin si angazhim me kohë të plotë Albanit.

alban skenderaj miriam cani (2)

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbiz-it, të cilët lidhjen e tyre të bukur dhe të qetë e kanë gërshetuar me muzikën, pasi shpesh kanë realizuar klipe gjithë romancë.

miriam cani (1)

Projektet e tyre kanë qenë gjithmonë të suksesshme, qoftë këto bashkëpunime ose solo. Planin për biznes e nisën që në vitin 2019 dhe shfrytëzuan periudhën e pandemisë për ta realizuar si ide. Kujtojmë që Albani është ndër artistët e rrallë, që nuk përflitet për scoop-e me tradhti apo pabesi në jetën e tij me Miriam Canin.

miriam cani alban skenderaj

Ai tashmë është baba i dy fëmijëve, ndërkohë që kurorëzoi me martesë historinë 12-vjeçare me Miriamin. Pas 12 vitesh lidhje, çifti i famshëm Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre më 7 maj 2019.

miriam-cani-alban-skenderaj1

Lajmin e bëri të ditur vetë çifti në rrjetet sociale, duke ndarë edhe momente nga ceremonia, ku sigurisht ishte e pranishme edhe vajza e tyre, Ameli, ndërkohë që Miriami ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Të tre të veshur me të bardha, lumturia e tyre dukej qartë në fytyrat e gëzuara.

miriam cani7

U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht burrë e grua, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë, që përtej ceremonive, gjithmonë e kanë ndierë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin.

U deshën 12 vite të thoshim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan, por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO nga momenti i puthjes së parë!

miriam cani (8)

U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat, kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njëri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar.

miriam cani (1)

Fati dhe shpirti donin që ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013, ai propozim i pazakontë na la për pak pa frymë të dyve, por këtë herë jo në botën e magjishme nënujore, por vetëm pak metra më larg, në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar.

miriam cani (6)

Një pikë e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore që ka krijuar dora e Zotit.

miriam cani (5)

Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e engjëllit tonë, Amelisë. PO … deri sa vdekja të na ndajë! 7 maj 2019”, shkruante këngëtarja Miriam Cani.

miriam cani (2)

Nuk mungojnë duetet e tyre që ia kushtojnë dashurisë së fortë që kanë me njëri-tjetrin, ndërkohë që tashmë i kanë bashkuar forcat edhe në biznes, duke përfituar edhe nga imazhi i mirë që kanë si çift.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura